Në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, në zonën e SPB-Tetovë, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 3556 shkelje trafiku (TE-2609 dhe GV-947), ose mbi 8300 më pak shkelje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për sanksionimin e këtyre shkeljeve janë përgaditur 2448 fletpagesa për kundërvajtje (TE-1607 dhe GV-841) dhe 1138 fletpagesa të detyrueshme (TE-1002 dhe GV-136) për sanksionimin e këtyre shkeljeve, si dhe 5344 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse ndaj po aq autorëve (TE-3661 dhe GV-1683).
Shumica e shkeljeve të konstatuara në gjysmën e parë të vitit (849) kishin të bënin me shpejtësinë e pa përshtatshme sipas kushteve të rrugës, gjegjësishtë tejkalimin e shpejtësisë, (74) që nuk kanë respektuar përparsinë e kalimit dhe kështu me radhë.
Në gjysmën e parë të vitit, numri i aksidenteve të ndodhura është për 57 aksidente më i ulët se viti i kaluar, ku tani janë ragjistruar 365 (TE-268 dhe GV-47) dhe numri i viktimave është pothuajse i përgjysmuar, ku gjatë kësaj periudhe kemi pasur 4 viktima (TE-3 dhe GV-1) përkundrejt 7 viktimave në vitin e kaluar të cilat u regjistruan në të njëjtën periudhë.