Përdoruesit e lëndëve narkotike në Gostivar:  Më i riu 9 vjeçar, më i moshuari 70 vjet

Përdoruesit e lëndëve narkotike në Gostivar: Më i riu 9 vjeçar, më i moshuari 70 vjet

Ndërsa policia çdo ditë në buletinin e saj publikon të dhëna me konfiskim, arrestime të përdoruesve ose shitësve të lëndëve narkotike, numri i tyre për çdo ditë në rajonin e Gostivarit vazhdon të rritet frikshëm. Sipas të dhënave nga SPB-Tetovë, në periudhën nga fillimi i vitit e deri më sot, në rajonin e Gostivarit, janë evidentuar 42 vepra penale në lidhje me “Prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike, substanca psikotrope dhe pararendës”. Pos, vendasve në tregun e narkotikëve në Gostivar operojnë edhe shtetas të Shqipërisë dhe nga Rusia.

“Në këto raste kanë qenë të përfshirë 56 autorë, 5 prej tyre janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, një nga Republikës së Rusisë ndërsa 50 prej tyre janë shtetasit tanë, të cilët u kapën me lloje të ndryshme drogës, duke përfshirë marihuanën, kokainën, heroinën, amfetaminat dhe ekstaze. Çdo rast është dokumentuar dhe janë dorëzuar parashtresa adekuate deri tek gjykatësi kompetent në Gjykatën Themelore në Gostivar”,

thuhet në përgjigjen e SPB –Tetovë pas pyetjes nga Tv Globi se sa persona kanë zbuluar uniformat blu këtë vit në Gostivar si përdorues dhe shitës të lëndëve narkotike. Nuk ka përgjigje për sasinë e narktikëve të konfiskuar, megjithatë thuhet se në tregun e Gostivarit të gjitha llojet e drogave gjenden. Këtë e konfirmojnë edhe nga organizata joqeveritare “Help” në Gostivar e cila merret me personat e varur nga droga. Zoran Popovski, drejtuesi i saj, njëherit specialist për çështje sociale në shëndetësi, thotë se për çdo vit numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në Gostivar rritet me nga 40-50 persona të rinj.

Personat që drejtohen te “Help” në të shumtën e rasteve janë përdorues të marihuanës dhe heroinës.

Një 9 vjeçar është përdoruesi më i ri në moshë nga Gostivari i lëndëve narkotike, kurse më i moshuari ka 70 vjet.

Edhe pse nuk ka shifra të skata, sipas kompetentëtve mendohet të ketë rreth 700 persona të regjistruar ndër vite në Gostivar si përdorues të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *