Përfaqësues të lartë të OSBE në vizitë zyrtare në selinë e RDK-së

Përfaqësues të lartë të OSBE në vizitë zyrtare në selinë e RDK-së

 Kryetari i RDK-së Vesel Memedi në selinë e RDK-së priti në takim zyrtar përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup, këshilltari i lartë politik Seamus Taggart dhe zyrtari politik nacional Bear Grazhdani. Në këtë takim shumë përmbajtësor u diskutua për aktualitetin politik në përgjithësi dhe për respektimin e marrëveshjes së Përzhinos në veçanti.

Kryetari i RDK-së Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE-së se RDK-ja ka dhënë dhe do të vazhdoj të jap kontribut serioz në tejkalimin e krizës së thellë politike, dhe për këtë të gjith partitë politike e kanë për obligim të ndihmojnë në tejkalimin e një nga krizat më të thella politike që nga pavarsimi i shtetit. Kryetari Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e lartë të OSBE-së që bashkarisht me faktorët tjerrë relevant ndërkombëtarë të kërkojnë nga katër partitë politike në vend sjellje korrekte dhe të sinqertë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur të Përzhinos, dhe rekomandimeve të raportit të Pribes, sepse në të kundërtën faji për dështimin e marrëveshjes do të bie mbi këto parti politike.

Këshilltari i lartë politik Seamus Taggart siguroi kryetarin Memedi se OSBE me vëmendje është duke e ndjek situatën në vend, dhe se të gjith partitë politike në shtet duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të japin kontributin e tyre në tejkalimin e situatës politike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *