Plenumi i nxënësve në protesta, nxënësit shqiptar ende të pavendosur

Plenumi i nxënësve në protesta, nxënësit shqiptar ende të pavendosur

Ashtu siç u paralajmërua, të hënën Plenumi i nxënësve organizon marsh për të rikujtuar edhe një herë Qeverinë se kërkesat e tyre nuk u plotësuan.

Nxënësit thonë se nuk janë informuar për agjë, dhe se të rejat për fatin e tyre i dëgjojnë nëpërmjet deklaratat e qeveritarëve në mediume.

“Sërish për fatin tonë mësojmë prej mediave. Ministri ka paralajmëruar model të ri të testimit eksterni i cili vazhdon të jetë mister, kurse planifikohet të zbatohet në janar të 2016. Ministri gjithashtu paralajmëroi se në do jemi të kyçu ngjat përpunimit të modelit të ri, por ky paralajmërim është i vonë. Ne dorëzuam kërkesë për largimin e testimit ekstern më 25 shtator dhe ende nuk kemi përgjigje, sërish injorohemi dhe sërish duan të vazhdojnë me testimin ekstern të na notojnë dhe eksperimentojnë me ne”, thonë nga Plenumi i nxënësve.

Andaj kërkojmë që të anulohet menjëherë testimi ekstern i cili u dëshmua që është një dështim total, thonë nxënësit.

Nxënësit shqiptarë të Shkupit ende nuk kanë vendosur se a do t’i bashkëngjiten marshit kundër reformave në MASH.

“Nuk e di a do marshojmë, e kemi biseduar por nuk kemi vendosur. Po presim të shohim se si do të rrjedhin punët dhe më pas do të marrim një vendim se do të marshojmë edhe ne apo jo”, tha R.A., nxënëse në gjimnazin “Zef Lush Marku”.

Gjithashtu edhe nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” nuk kanë vendosur agjë deri më tani.

“Nuk e di se a do marrim pjesë në marshin e organizuar të hënën”, thonë ata.

Sa i përket testimit ekstern, deri më tani nuk ka palë që nuk është ankuar për të, si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit cilësojnë se ai nuk është mënyra e duhur për tu vlerësuar as nxënësit dhe as mësimdhënësit.

Nga ana tjetër BDI dhe VMRO-DPMNE nuk përkrahën ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, të propozuar nga LSDM, me çka kërkohej tërheqje të testimit ekstern.

Mirëpo “Procesi i testimit ekstern do të ketë reforma”, ka thënë zëvendës ministri i MASH Spiro Ristovski, duke shtuar se ndryshimet do të ishin për qëllim që t’u ndihmohet nxënësve, që më lehtë ta mbizotërojnë materialin dhe të arrijnë rezultate të mira, kurse nga MASH thonë se ende nuk kanë përpiluar reformat dhe se për ato do konsultohen me të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *