Familja Elezi nga fshati Banjicë i Gostivarit është bastisur mbrëmë nga ana e njësiteve policore në kërkim të armëve.
Kryefamiljari Nazmi Elezi deklaroi se forca të mëdha policore kanë ndërhyrë dhe kanë mbajtur në rrethim për tre orë shtëpinë e tij dhe objektet përreth në kërkim të armëve. Ai ka reaguar për ndërhyrjen policore e cila ka shqetësuar tejmase dymbëdhjetë antarët e familjes Elezi.
Pas tre orëve kërkim Policia nuk ka gjetur dot asgjë në shtëpi dhe për të mos dalë duarbosh ka konfiskuar tre metra kub drunjë të cilat siç thotë Elezi i kishte blerë në mënyrë të rregullt.
MPB pritet në një konferencë me mediat gjatë ditës së nesërme të rrëfehet për aksionin e realizuar në Banjicë. Informacione më të zgjeruara rreth aksionit të mbrëmshëm policor në Banjicë, do ju sjellim gjatë ditës së sotme. /TV GLOBI/