Mbrëmë rreth orës 23, zyrtarë policor nga SPB – Tetovë – Njësia për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria për sjellje agresive 22 vjeçarin S.D nga një fshat i Gostivarit, I cili ka tentuar edhe fizikisht të konfrontohet me të punësuarit në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad”.
Paraprakisht, në Spital ishte sjellur për ndihmë mjekësore babai I tij S.D (46 vjeçar) që ishte lënduar në një aksident komunikacioni. Siç qëndron në raportin e SPB – Tetovë, edhe ai kishte sulmuar fizikisht të punësuarën në Spital.
Punohet në zbardhjen e rastit.