Policia financiare hyn në Komunën e Gostivarit

Policia financiare hyn në Komunën e Gostivarit

Policia financiare ditë më parë ka kryer hetime brenda komunës së Gostivarit. Informacioni bëhet i ditur nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Nëpërmjet këtij veprimi thotë Taravari, qeveria e re e vjetër, vijon luftën nën hije me drejtuesit e komunës së Gostivarit dhe në këtë mënyrë mbyll dyert e bashkëpunimit institucional.

Taravari thotë se nuk janë kundër kontrolleve të institucioneve shtetërore, por shton ai, ato kontrolle nuk duhet të bëhen me presion dhe në mënyrë selektive.

Policia financiare ditë më parë ka kryer hetime brenda komunës së Gostivarit. Lëndë kontrolli ka qenë numri i punonjësve në komunën e Gostivarit, respektivisht punonjësit të cilët punojnë me kontratë në vepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *