Policia intensifikon kontrollet në komunikacion

Policia intensifikon kontrollet në komunikacion

Dje (3-janar) prej ora 12:00 deri në orën 20:00, në rajonin e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues lidhur me tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin janë sanksionuar ligjërisht gjithsej 120 shkelje, pra tejkalimi i përkufizimit të shpejtësisë, prej të cilave 101 shkelje të kënstatuara në rajonin e Tetovës dhe 19 shkelje në rajonin e Gostivarit Përveç këtyre, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 3 lloje të tjera të shkeljeve (TE).

Dje, gjithashtu në këtë periudhë, është realizuar njëedhe një aksion tjetër kontrollues për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Në këtë aksion, janë sanksionuar 4 shoferë (TE), të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit dhe janë konstatuan 48 lloje të tjera të shkeljeve (TE-32 dhe GV-16), kryesisht vozitës pa patentë shoferi, shoferë fillestarë etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *