Policia njofton se ka konfiskuar dy automjete dhe drunj për ngrohje në fshatin Forinë
“Dje (22-korrik) rreth orës 12.00, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar në vendin e quajtur “Bunarxhik”, zona e fshatit Forinë, në një rrugë pyjore, kanë gjetë dy automjete pasagjerësh “Opel Frontiera” dhe “Sang Yong Corindo” pa targa të regjistrimi, të ngarkuara me rreth 4 metër kub dru për ngrohje, ku pronarët e të cilave paraprakishtë i kishin lënë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thonë nga policia.
Është kryer inspektimi, kurse automjetet dhe drunjët janë konfiskuar dhe dorëzuar në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare-Sharr” në Gostivar.