Policia kontrollon automjetet që kryejnë transport publik

Policia kontrollon automjetet që kryejnë transport publik

Sot (7 tetor) në periudhën nga ora 10.00 deri në ora 13.00, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, zyrtarët policor të Njësinë për Siguri në Trafikun Rrugor-Gostivar, në koordinim me Zyrën e Jashtme për Çështje Penale Gostivar, kanë kryer kontrollin e veprimit të automjeteve që kryejnë transport publik. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 5 automjete, nga të cilat 4 furgonë dhe 1 veturë, të cilat kanë transportuar pasagjerë pa dokumentet e nevojshme, përkatësisht licencat. Akuzat penale do të përgatiten kundër pronarëve në përputhje me nenin 284 A të Kodit Penal.

Kontrolle të këtilla janë planifikuar në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të zbulohen dhe largohen nga trafiku të gjitha automjetet që kryejnë transport publik pa dokumentet e nevojshme, të cilat janë me defekte teknike dhe drejtohen nga persona pa patentë të përshtatshme për drejtimin e automjetit dhe më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *