Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës ndaj emigrantëve

Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës ndaj emigrantëve

Policia e Maqedonisë përdori gaz lotsjellës ndaj emigrantëve dhe refugjatëve në kufirin jugor të cilët po tentojnë përmes kalimeve ilegale të hyjnë në Maqedoni, shkruan e përditshmja Veçer, transmeton Zhurnal.

Situata në jug të vendit është shqetësuese për shkak të fluksit të madh të emigrantëve dhe refugjatëve prej të cilëve pjesa më e madhe janë nga Siria dhe Iraku.

Për momentin, shifra e emigrantëve në kufirin jugor është rreth 5.000 për shkak të asaj se gjatë natës, autoritetet greke transportuan rreth 3.000 emigrantë dhe refugjatë nga kampet e ishujve grekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *