Policia nis me aktivitetet sensibilizuese

Policia nis me aktivitetet sensibilizuese

Këtë javë në regjionin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit kanë filluar aktivitetet e planifikuara në kuadër të fushatës këshilluese – edukative mbi komunikacionin. “ Fushata verore” realizohet nga Ministria e punëve të brendëshme dhe Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor. Bartës I aktivitetit do të jetë Sektori për preventive pranë SPB – Tetovë.

Gjatë fushatës vozitësve nga ky regjion, përveç tjerash, do tu ndahen rreth 3000 broshura të gjuhën shqipe dhe maqedonishte, në të cilat do të potencohet rëndësia e vendosjes dhe mbajtjes së rripit të sigurimit, në funskion të rritjes së sigurisë së vozitësve dhe bashkëudhëtarëve të tyre.

Në broshura do të jepen sqarime shtesë, kur dhe pse përdoret rripi i sigurimit, si dhe për sanksionet ligjore të parapara për shoferët që nuk mbajnë rripin e sigurimit.

Qëllimi i fushatës dhe I këtyre aktiviteteve është ngritja e vetëdijes dhe kultures së komunikacionit tek shoferët sidomos për faktin se gjatë verës në regjionin e Pollogut shtohet frekuentimi nëpër rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *