Policia “pastron” veturat që keqparkohen

Policia “pastron” veturat që keqparkohen

Çdokush që parkohet në mënyrë paralele në Gostivar, do t’i bartet vetura. Ky zotim i policisë, duke serioz kësaj rradhe. Gjatë gjithë mujat shkurt, uniformat blu do të jenë në terren për të vendosur rregull mbi parkimin, i cili në Gostivar është i lejuar vetëm horizontalisht.

Serioziteti i policisë, duket se jep rezultate që nga fillimi i këtij aksioni. Vozitësit me të parë policinë dhe “marrimangën”, vrapojnë për të larguar ose rregulluar siç duhet veturat e tyre në vendet e shenjëzura për parkim. Jo të gjithë ishin me fat, pasi shërbimi i “marrimangës” sot ka bartur me dhjetëra vetura vetëm në bulevardin kryesor të qytetit “Vllezërit Gjinoski”, aty ku edhe krijohet më shpesh rrëmujë në komunikacion.

Varësisht nga shkeljet që vozitësit i bëjnë gjatë parkimit, gjobat variojnë nga 1.500 deri në 3.000 denarë. Më e larta paguhet nëse jeni parkuar në vendet e shenjëzuara për këmbësorë. Veç kësaj, bartja e veturës nga “marrimangna” do ju kushtojë edhe 1.600 denarë të tjera të cilat i paguhen ndërmarrjes “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”, e angazhuar për mirëmbajtjen e parkimit në Gostivar.

Policia apelon qytetarët që të mos-keqparkohen që parkimi zonal, por edhe komunikacioni rrugor t’i kthehet normalitetit. Gostivari aktualisht posedon 850 vend-parkime, por ky numër është i pamjaftueshëm në bazë të veturave që posedon Gostivari. Gjatë vitit të kaluar në Gostivar ishin regjistruar rreth 13.500 vetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *