Policia rikujton detyrimin ligjorë për pastrimin e borës para shitoreve

Policia rikujton detyrimin ligjorë për pastrimin e borës para shitoreve

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë u kujton qytetarëve detyrimet e tyre ligjore për pastrimin në kohë, përkatësisht pastrimin e borës nga dyqanet dhe ndërmarrjet në të cilat ata punojnë dhe ndërtesat në të cilat jetojnë.

“Në përputhje me Ligjin për Pastërtinë Publike dhe Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, personat juridikë, pronarë të ndërtesave, të cilët nuk do të sigurojnë pastrimin e rregullt dhe cilësore të borës nga hapësirat publike para ndërtesave, do të përballen me parashtresa adekuate dhe gjoba të parashikuara ligjërisht që janë nga 500 në 1000 euro dhe plus 100 euro për personin përgjegjës të objektit ose nga 2000 në 3000 euro në kundërvlerë me denarë për personat juridikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës kanë intensifikuar aktivitetet e kontrollit në këtë drejtim, rrugë dhe trotuare dhe po marrin masat e parapara me ligj, kudo që do të identifikojnë mangësi të tilla specifike.

“Gjithashtu qytetarëve u bëhet apel që të mos hedhin borën që do të pastrojnë në rrugë dhe shoferët të kenë pajisje dimërore, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të mos dalin në rrugë me automjete teknikisht të parregullta, të lodhur ose nën ndikim të alkoolit”, thonë më tej nga policia.

Kjo i referohet kryesisht atyre shoferëve që planifikojnë të udhëtojnë në drejtim të Strazhës, Mavrovës ose Kodrës së Diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *