Gjatë ditës së sotme, policia rrugore e Gostivarit kishte aksion të rregullt kontrolli në drejtim të disiplinimit të trafikut.
Nëpërmjet një plan veprimi, strukturat e policisë ishin të përqëndruar në akse të ndryshme rrugore në qytet me qëllim parandalimin e aksidenteve. Efektivet e policisë rrugore kontrollonin ato vozitës që nuk rrespektonin rregullat e parkimit, ndërsa me ato në aksion ishte angazhuar edhe marimanga.
Njësia e trafikut policor të komuniakcionit rrugorë në Gostivarit, edhe pse hasi në shumë shkelje nga vozitësit, uniformat blu sot u treguan tolerant ndaj vozitësve, pa mos i gjobitur, duke u tërhequr vërejtjen që gabimet e njëjta mos i përsërisin sërish. Ilija Gjurqinoski, komandant i Njësisë për komunikacion rrugorë pranë SP të Gostivarit, thotë se këto aksione ditëve në vazhdim do përforcohen dhe do ndëshkohet çdo person që nuk rrespekton rregullat e komunikacionit.
Në të njëjtën kohë, Njësiti për komunikacion rrugorë pranë SP të Gostivarit, ka larguar edhe disa shitës ambulant nga trotuaret e qytetit, shumica prej të cilëve shesin produkte bujqësore e që i prodhojnë vet. Bujqit thonë se policia ka të drejtë që i largona ata, por shtojnë se zgjidhje tjetër nuk kanë për të siguruar ekzistencën e tyre.
Kontrolle të ngjashme do vazhdojnë edhe në të ardhmen si ndaj vozitësve ashtu edhe ndaj shitësve ambulantë, me qëllim vendosjen e rendit në komunikacion por edhe lirimin e disa trotuareve që zaptohen nga shitëst me produkte bujqësore.