Pollog, 60 persona ndëshkohen nga Policia pa mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Pollog, 60 persona ndëshkohen nga Policia pa mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë në periudhën (13.09./14.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 60 persona (TE-37 dhe GV-23) janë përgaditur urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë, njoftojnë nga SPB – Tetovë.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditur vendime të reja për izolim për 10 persona nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle ndaj 296 personave (TE-185 dhe GV-111) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *