Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe gjatë kësaj jave është duke realizuar aktivitete të përforcuara kontrolluese në trafik.
Dje (17-shkurt) janë zbuluar dhe në bazë të ligjit janë sanksionuar mbi 50 lloje të ndryshme të shkeljeve nga vozitësit në komunikacion.
“Numri më i madh prej tyre kanë të bëjnë me keqparkimet e veturave, drejtim të automjetit pa patentë shoferi, mungesa e pajisjeve dimrore, shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, mospërdorimi i rripit të sigurisë, dhe shkelje tjera të cilat janë rrumbullaksuar me 41 vërejtje me shkrim dhe me 7 fletëpagesa për kundërvajtje dhe po aq feltëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Pollogut.