Pollog, mbrëmë orën policore nuk e respektuan 5 persona

Pollog, mbrëmë orën policore nuk e respektuan 5 persona

Në periudhën prej datës 30/31 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, gjithsej 5 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 2 në rajonin e Tetovës dhe 3 në rajonin e Gostivarit.

Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.

Në këtë periudhë, gjithashtu në bashkëveprim me Inspektoratin shtetërorë të tregut, në rjaonin e Tetovës janë zbuluar 14 lokale të cilat kanë qenë të hapura dhe kanë punuar, me ç’rast lokalet përkohësisht janë mbyllur, kurse ndaj pronarëve janë përgaditur parashtersa adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *