Pollog, për një ditë mbi 200 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Pollog, për një ditë mbi 200 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Policia për gjashtë orë ka shqiptuar 191 gjoba për shpejtësinë e lëvizjes në komunikacion në Pollog. Njëqind e njëzet prej masave kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, prej tyre 50 në Gostivar dhe 70 në Tetovë. 20 masa, prej të cilave shumica në Gostivar, u referohen tejkalimeve për më shumë se 70 km në orë dhe 68 për tejkalime prej 50 deri 70 km.

“Krahas këtyre, janë vendosur 71 masa, Tetovë 39 dhe 32 në Gostivar për tejkalimin e kufirit maksimal të shpejtësisë në zonë të banuar, ku njëra nga masat ka qenë me shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë mbi maksimalen e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 17 lloje të tjera të shkeljeve, Gostivar 12 dhe 5 në Tetovë”,

thuhet në raportin policor. Kontrollë mbi shpejtësinë ka pasur edhe në autostradën Tetovë-Gostivar, afër nyjës për në fshatin Kamjan, duke përdorur të ashtuquajturin “radari i natës” prej ora 20:00 deri në 23:00. Janë zbuluar dhe sanksionuar në mënyrë ligjore gjithësej 19 shoferë, nëntë prej të cilëve e kanë tejkaluar kufirin e shpejtësisë me mbi 70 dhe dhjetë me 50 deri në 70 kilometra në orë. Për të gjithë shkelësit janë përgadituar parashtresa adekuate ligjre dhe ata do të përballen me sanksionet e parashikuara me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *