Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të SPB – Tetovë për periudhën (16.08. / 17.08 ), për mosmbajtje të maskës mbrojtëse për gjithsej 64 persona ( 18 në Tetovë dhe 46 në Gostivar) janë përgatitur urdhëresa për kundërvajtje, konform nenit 6 të Dekretit të Qeverisë.
Gjatë kësaj periudhe nga ana e Inspektoratit sanitar e shëndetësor, katër qytetarëve të Gostivarit u janë përgatitur vendime të reja për izolim, ndërsa janë kontrolluar 545 persona ( 220 në Tetovë dhe 325 në Gostivar) të cilët kanë patur paraprakisht vendime për izolim.
Është konstatuar se dy persona nga Gostivari nuk I kanë respektuar vendimet për izolim dhe kanë lëshuar vendin.