Pollog, policia zbulon nëntë vozitës të dehur

Pollog, policia zbulon nëntë vozitës të dehur

Mbrëmë (7/8 shkurt) në periudhën prej ora 20:00 deri në 02:00, është kryer aksion kontrollues lidhur me vozitësit që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit në zonën e SPB Tetovë, në të cilin janë zbuluar gjithsej 9 shoferë (TE-5 dhe GV-4) të cilët janë sanksionuar ligjërisht, të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

“Të gjithë shoferët e dehur janë përjashtuar menjëherë nga trafiku, me revokim të përkohshëm të patentave të tyre të shoferit dhe ndaj tyre janë përgatitë parashtresa adekuate, si dhe një kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje”, njoftojnë nga policia.

Gjatë kontrollit, janë sanksionuar edhe 42 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-18 dhe GV- 24).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *