Pollog, urdhër pagesa për kundërvajtje për 81 persona, nuk mbanin maska mbrojtëse

Pollog, urdhër pagesa për kundërvajtje për 81 persona, nuk mbanin maska mbrojtëse

Sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (14.09./15.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 81 persona (TE-53 dhe GV-28) janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, sipas nenit 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditë vendime të reja për izolim për 88 persona nga Tetova dhe 14 persona nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle mbi 381 persona (TE-260 dhe GV-121) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *