Pollogu bëhet me qendër për trajnimin e të rinjëve dhe të papunëve

Pollogu bëhet me qendër për trajnimin e të rinjëve dhe të papunëve

Të papunët, të rinjtë dhe bizneset, nga dita e sotme kanë vëndin e tyre për trajnime në Pollog. Ajo është Qendra Rinore për Resurse “iCan”, e cila zyrtarisht sot u lëshua në përdorim dhe selia e sajë ndodhet në Gostivar. Kjo qendër me standarde më bashkëkohore dhe e para e këtij lloji në RMV, do tu mundësojë këtyre grupeve të inetersit t’iu servohen pos trajnimeve edhe mundësi për të qenë më kontaktibil me tregun e punës. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se brenda dy vitesh kjo është qendra e tretë e këtij lloji që hapet në Gostivar.

Kjo qendër ka ardhur në bashkëpunim mes pushtetin lokal dhe atë qendrorë, UEJL-në dhe shtetin zviceran dhe UNDP-në. Ministrja e e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shaphaska sqaroi se Qeveria deri më tani ka bashkë-financuar disa projekte të ngjashme për të rinjtë në vendin tonë.

“Përkrahja e qendrave rinore në vend paraqet për ne si qeveri kënaqësi, por veçanërisht për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në përkrahjen e të rinjëve për idetë e tyre kreative, inovative për mbështetje dhe mësim aktiv për pjesëmarrje në tregun e punës. Qendra rinore për resurse “ICen” në Gostivar do të ofrojë pikërisht këtë mbështetje për të rinjtë për ta zhvilluar kreativitetetin e vetë, biznes idetë e tyre që pastaj me sukses të mund t’i implementojnë në biznese të vërteta në start up kompani dhe kështu të jenë pjesë e tregut të punës me të gjithë aktorët e tjerë”, tha ministrja Shahpaska.

Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë Sybille Suter, tha se kjo qendër rinore ka shumë domethënie për zhvillimin e rinisë, të cilët janë udhëheqës të ndryshimeve në vend.

“Të gjithë e dijmë se të rinjtë janë një pjesë shumë e veçantë e shoqërisë sonë, sidomos kur dihet se ata janë udhëheqësit e ndryshimit. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që të integrohet elementi rinorë, element i rinisë dhe perspektivës së tyre në punën tonë dhe të qeverisë. Kjo qendër oforn mundësi unike për të rinjtë që trajnohen këtu, të marrin pjesë dhe të shkëmbejnë praktikat e mira me bashkëmoshatarët e tjerë”, tha ambasadorja e Zvicrës, Suter.

Narine Sahakyan, përfqësuese e përhershme e UNDP-së tha se të rinjtë në vendin tonë nuk duhet t’u gëzohen vetëm projekteve që përfitojnë, por të punojnë për shtetin e vetë ashtu siç ata dëshirojnë ta shohin atë.

“Të rinjtë nuk duhet ta shohin veten e tyre vetëm si përfitues të projekteve, por ju duhet të jeni udhëheqës të ndryshimeve, pasi me ndryshimet që do bëni, me zhvillimin dhe punën që do ta bëni, mund të arrini të jetoni në një vend siç ju e dëshironi”, tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Sahakyen.

Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti premtoi se kapacitetet dhe ekspertizën që e kanë si universitet, do ta vendosin të tërën në dispozicion të kësaj qendre.

Koordinatori i këtij projekti, profesori universitar Azir Aliu tha se rinisë kjo qendër do të ju oforjë jo vetëm një ambient frymëzues, por edhe trajnime adekuate, ku ata për një kohë të shkurtër, do të mund idetë e tyre t’i kthejnë në realitet.

Në këtë qendër aktualisht ka shtatë persona të punësuar të cilët do të ju vijnë në ndihmë të gjithë të inetersuarve për trajnime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *