Poposki: Kritikat ndaj Maqedonisë për emigrantët janë të njëanshme

Poposki: Kritikat ndaj Maqedonisë për emigrantët janë të njëanshme

Problemi i emigrantëve të paligjshëm, të cilët po hujnë deri në 3 mijë të tillë çdo ditë në Maqedoni, nuk mund të shihet në mënyrë të njëanshme, deklaroi ministri i Jashtëm Nikolla Popovski, kur u pyet lidhur me kritikat që bënë organizatat ndërkombëtare, një ditë më parë, të cilat dënuan dhunën policore dhe telat me gjemba që u ngritën në vijën kufitare.

Popovski tha se të gjithë duhet të jenë të përgatitur për rritjen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga Greqia. Nga Amnesty International akuzuan madje, duke thënë se Maqedonia kishte ngritur edhe paraushtarakët, për të frenuar refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të cilët dje ishin shënjestër e dhunës dhe shok-bombave.

“Është e lehtë për të parë vetëm një dimension të problemit. Prioriteti ynë është dhe unë mendoj se Maqedonia po tregon se sa është kapaciteti ynë human, sepse jemi një vend që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve për kokë banori, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në territorin evropian. Kemi ndarë burime maksimale për t’u marrë me këtë problem. Po bëjmë përpjekje maksimale për trajtimin human, por thjesht fizikisht është e pamundur për t’u marrë me një fluks të tillë emigrantësh”, tha Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.

Popovski pohon se kufiri grek nuk është mbyllur në asnjë moment, por akuzoi Greqinë se i ka nxitur emigrantët të transferohen sa më afër Maqedonisë.

“Kufiri nuk ishte i mbyllur. Ne kemi deklaruar vetëm gjendjen e jashtëzakonshme në atë zonë, për shkak të gjendjes reale në terren, që është se kemi një grup serioz të njerëzve të cilët janë të shtypur nga pala greke në kufirin me Maqedoninë. Ne do të vazhdojmë me trajtimin e këtyre njerëzve pavarësisht nëse do vendosin të jenë azilkërkues ose do ta vazhdojnë udhëtimin”, u shpreh Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.

Ministri Popovski thotë se ndihma e BE-së për Maqedoninë për trajtimin e këtij problemi ka qenë simbolike dhe e pamjaftueshme dhe se barra kryesore ka rënë mbi institucionet e Maqedonisë. Prandaj është dërguar sërish apel për ndihmë në BE.

“Mendoj se nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin financiar, por gjithashtu edhe për aspektin njerëzor. Këta njerëz mund të përkujdesen vetëm nëse Evropa siguron një përgjigje të përbashkët. Në këtë moment kjo mungon”, tha Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.

Institucionet e Maqedonisë ishin në komunikim intensiv me vendet fqinje, ato të Bashkimit Evropian dhe me Kombet e Bashkuara. Vetë Popovski, u telefonua një ditë më parë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Antonio Gutierrez, ndërkohë që bisedime telefonike u njoftuan edhe mes kryeministrave Gruevski-Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *