Postieri nga Gostivari ka përvetuar paratë e shfrytëzuesve të asistencës social

Postieri nga Gostivari ka përvetuar paratë e shfrytëzuesve të asistencës social

Policia e Gostivarit parashtroi padi penale kundër P.Gj.(46) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikimin e dokumenteve”.

I padituri si i punësuar në SHA Postën e Maqedonisë ­ Gostivar, në vendin e punës postier, kumtoi sot MPB, gjatë vitit 2013 dhe 2014 i ka falsifikuar nënshkrimet e 12 personave ­ pranues të asistencës sociale dhe përkujdesit për personin tjetër, duke fituar pronë kundërligjore prej 78.062 denarësh. / Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *