PPD: Mbështesim nismën e “Lëvizjes Besa” për krijimin e një fronti opozitar shqiptar

PPD: Mbështesim nismën e “Lëvizjes Besa” për krijimin e një fronti opozitar shqiptar

Partia për Prosperitet Demokratik përshëndet përzemërsisht nismën e “Lëvizjes Besa” për krijimin e një fronti opozitar shqiptar për tu dhënë fund të këqijave qeverisëse të “koalicionit të dollarëve” kryesuar nga BDI.

PPD shpreh respektin e saj për përcaktimin e “Lëvizjes Besa” të jetë një subjekt i barabartë politik, një ndër bartësit e proektit për ndërtimin e një Këshilli mbipartiak për pjesmarrje në zgjedhjet e prillit 2016.

PPD e riafirmon edhe një herë faktin se bashkëpunimi i ngushtë i deritashëm opozitar BESA-PPD  e ka senzibilizuar dukshëm opinionin publik shqiptar për  rrugën të cilën duhet ta ndjekin, duke iu bashkangjitur kësaj nisme qëllimirë, edhe subjekte tjera politike, e në veçanti ato në rregjistrim e sipër, si dhe intelektualë, opinionistë, studentë e profesorë universitetesh.

Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së “Lëvizjes BESA” PPD ia rikujton opinionit shqiptar faktin se PPD ishte dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave dhe opcioneve politike me një kapacitet të lartë politik e intelektual ose siç është shprehur Presidenti legjendar i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova “…dhe mos harrojmë se PPD e afirmoi çështjen  shqiptare dhe Kosovën jo vetëm brendapërbrenda hapsirës politike shqiptare por edhe në arenën ndërkombëtare”.

PPD përshëndet gjithashtu edhe gatishmërinë e subjektit të prononcuar tashmë ta përkrah këtë nismë të “BESES”.

Me “Lëvizjen Besa”  PPD-në dhe gjithë atyre që do të na bashkangjiten,  priftë e mbara!/Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *