PPD: Qeveria synon minimin e zbatimit të Marveshjes së Përzhinos

PPD: Qeveria synon minimin e zbatimit të Marveshjes së Përzhinos

Partia për Prosperitet Demokratik,shpreh indinjatë të thellë për aksionin e djeshëm policor  në fshatrat e Karadakut dhe Haraçinë,dhe i cili sot po vazhdon në Vizbeg.

“Është papërgjegjësi dhe keqpërdorim i forcës së pushtetit kur zhvillohen trysni dhe tortura ndaj popullatës e cila është në teh të egzistencës dhe e thelluar në skamje dhe varfëri. E gjithë kjo si rezultat e krizës së thellë ekonomike, politike e sociale në vend”, thuhet në reagimin e PPD-së.

Sipas tyre, nuk ka mëdyshje se ky aksion u realizua me ndonjë marëveshje të protagonistëve të krizës, me synim për të defokusuar vëmendjen e opinionit dhe zhvatjen e realizimit të marëveshjes së Përzhinos,e cila parasheh që deri me datë 20 Tetor MPB të ketë Ministër të ri i cili nuk do të jetë vetëm edhe një i dëgjueshëm i duetit farefisnor Gruevski-Mijallkov.

PPD-ja, poashtu vlerëson se e gjithë kjo ka të bëjë edhe me faktin se VMRO me ndikimin që ka në Këshillin e Prokurorëve të RM-së, në mënyrë taktike,kuptohet me ndikim politik,instrumentalizoi të dëgjueshëmit në këtë organ për të shkelur Ligjin për Prokurori Speciale për ti mos i votuar gjysmat e prokurorëve gjithësej shtatë (7), me arsyetim tejet cinik,se vetëm shtatë do të ishin të mjaftueshëm. Neni i ligjit në fjalë në mënyrë decide thotë se numrin e anëtarëve të ekipit të bashkëpunëtorve që do ta kërkojë Prokurori Special, Këshilli duhet ta zgjedh.Pikërisht për këtë arsye ky është Lex specialis.

“Se tendencat e qeverisë janë lehtësisht të lexueshme, se synojnë minimin apo stërzgjatjen e zbatimit të Marveshjes së Përzhinos është edhe instrumentalizimi i Prokurorit Republikan që deri më tani nuk ndërmori aktivitetet për të hetuar mega skandalet që ndodhen në vend.Tani ai komenton ligjet që ka sjellur Parlamenti si organ ligjëdhënës dhe poashtu komenton teza politike. Shihet qartë se edhe ky organ po vihet në shërbim të kupollës pushtetare për të ndihmuar në sabotimin e punës  së Prokurorisë Speciale” thuhet më tutje në reagimin e PPD-së.

Apelojmë deri te të gjithë faktorët politik në vend,e posacërisht te krerët e pushtetit aktual nga VMRO dhe BDI,të mendojnë mirë para se të krijojnë kriza të reja,nëse ia vlen që për hesapet e tyre personale,të marin në qafë më shumë se 2 milion qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *