“Pranë xhematit, pranë besimtarëve”, kreu i BFI – së për vizitë në Prilep

“Pranë xhematit, pranë besimtarëve”, kreu i BFI – së për vizitë në Prilep

Vizita në Prilep ka nis me pritjen e Reisul Ulemasë nga Myftiu i Prilepit, që më pas, me sugjerimin e tij, të vizitohet Kryetari i Komunës së Dollnenit, z. Xhemil Qamili. I shoqëruar nga nikoqiri, Myftiu i Myftinisë së BFI Prilep, Prof. Shefket ef. Imeri, Sekretari Gjeneral i BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës, H. Qamil ef. Rushiti dhe Myftiu i Manastirit, H. Amit ef. Rasimi, Kryetari i BFI-së, Hfz. Shaqir ef. Fetai, zhvilloi me kryetarin e Komunës një takim mjaft konstruktiv në të cilin u fol për bashkëpunimin e deritashëm mes Komunës së Dollnenit dhe Myftinisë së Prilepit.

,khy;0

Pas takimit me Kryetarin, ata bashkërisht u nisën për në pikën e dytë të protokollit, qëllimin e vizitës, faljen e xhumasë në xhamitë e Myftinisë. Pas namazit të xhumasë, Kryetari i BFI në RMV u takua me imamët e Myftinisë së Prilepit të cilëve u drejtua edhe me një fjalë rasti dhe i falënderoi për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

Me përfundimin e takimit me imamët, mysafirët, me në krye Reisul Ulemanë, u drejtuan për në qytetin e Prilepit ku vizituan hapësirat e Muftinisë së këtij qyteti dhe Myftiu i saj, prof. Shefket ef. Imeri i njoftoi me rrjedhën e punëve në Myftini dhe sfidat me të cilat përballen.

lyhp0

Pjesa e fundit e agjendës ishte vizita e xhamisë emblematike të Prilepit, Çarshi Xhamisë, e cila u shkatërrua në luftën e vitit 2001. Bashkësia Fetare Islame, e llogarit këtë xhami një pasuri të madhe kulturore dhe është duke shfrytëzuar të gjitha opsionet e mundshme për të zgjedhur këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur.

;;;0

hyloi;y0

ihp0

oyp0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *