Pranga 18-vjeçares dhe “rrëmbyesve” të saj, i kërkuan 400 mijë euro të atit biznesmen

Pranga 18-vjeçares dhe “rrëmbyesve” të saj, i kërkuan 400 mijë euro të atit biznesmen

Një skenar si nëpër filma ka ndodhur në Shqipëri, ku merret peng një person dhe kërkohet shpërblim. Por duket se skenari i sajuar nuk u ka ecur tre të rinjve, të cilët përfunduan në prangat e policisë, mes tyre edhe vajza e personit që donin t’i merrnin paratë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se L. Ç., 60 vjeç ka kallëzuar në polici se ishte telefonuar nga një person i paidentifikuar, i cili i kërkoi 400 mijë euro, duke e kërcënuar se kishte në dorë vajzën e tij të vogël, N. Ç., 18 vjece.

Pas hetimeve të policisë rezultoi se O. H., 18 vjeç dhe K. Gj., 19 vjeç bashkë me vajzën e 60-vjeçarit kishin sajuar rrëmbimin e saj, me qëllim për të marrë shumën e 400 mijë eurove nga i ati biznesmen.

Të tre të rinjtë kanë përfunduar në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *