Pranvera nxit punimet në terren, fillon rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërta

Pranvera nxit punimet në terren, fillon rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërta

Ndërmarrja Publike “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” kanë filluar me mirëmbajtjen pranverore të hapësirave të gjelbërta të qytetit. Për dallim nga herët e kaluara, tashmë punëtorët e kësaj ndërmarrje, kanë në dispozicion dhe disa traktorë të rinjë multifuksional për kositje dhe mirëmajtje të hapësirave të gjelbërta. Drejtori I kësaj ndërmarrje Bekim Celebiu, shprehet se mjetet e reja janë siguruar që nga vjeshta e vitit të kaluar dhe të njejtat janë shumë funksionale të cilat kanë shërbyer edhe gjatë stinës së dimrit për largimin e borës nga trotuaret.

Celebiu u shpreh se falë multifuksionalitetit të paisjeve, puna tashmë është më e lehtë dhe po kurset më shumë kohë.

Ndryshe, ka disa javë që Ndërmarrja Publike “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” po kryen vazhdimisht dezinfektim të hapësirave publike, ndërtesave kolektive dhe ambienteve të tjera me frektuentim te lartë nga ana e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *