Preshevë: Ka filluar protesta gjithë popullore

Preshevë: Ka filluar protesta gjithë popullore

Ka filluar protesta gjithë popullore në Preshevë ku po marrin pjesë dhjetëra protestues nga Presheva e Bujanoci. Protestuesit filluan marshin nga shkolla e mesme dhe janë nisur në drejtim të qendrës së qytetit.

Ata mes tjerash po kërkojnë kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshi kryesor dhe po mbajnë parullat në dorë “Kosovë, Shqipëri duam drejtësi”, “Rinisë pune, hajnisë dhunë”, “Vuçiq nuk i kontribuon stabilitetit” etj.

Nëpër rrugët e qytetit nuk po vërehen forca të shtuara të policisë që po ruajnë rendin dhe qetësinë gjatë kohës së protestës dhe situata duket e qetë. Kjo protestë është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së në Preshevë dhe shoqërisë civile. / Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *