Presidenca e Portugalisë, Musliu: Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj

Presidenca e Portugalisë, Musliu: Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj

Për dallim nga presidenca gjermane, RMV nuk mund të presë shumë nga presidenca e Portugalisë për sa i përket zgjerimit, thotë analisti politik, Albert Musliu. Megjithatë, sipas tij, përparësia qëndron aty se edhe paraardhësi, por edhe pasardhësi i presidencës marrin pjesë në përgatitjet e presidencës, kështu që Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj. Vendit i mbetet të punojë dhe të angazhohet në imponimin e nevojave dhe interesave të veta në agjendën e Portugalisë, tha Musliu në emisionin “Politica” në Tv Globi.

“Mendoj se nëse diplomacia jonë, insiston, lobon sa duhet, prezanton rastin tonë së bashku edhe me Shqipërinë, mendoj se mund të rezultojë edhe me intensifikimin e nevojës për zgjerim në UE. Fillimisht, përkundër asaj që kishte Gjermania, e cila e kishte në prioritetet e veta zgjerimin, Bullgaria që kishte në prioritetet e veta zgjerimin, Portugalia nuk e ka. Është shtet i cili kufizohet me UE-në, nuk ka ndonjë interes specifik për ndonjë shtet për zgjerimin e UE-së ndaj ndonjë shteti, ashtu që mendoj se do të ketë pak më shumë punë dhe diplomacia edhe e jonë edhe e shteteve mike tonat me qëllim që kjo çështje mos të harrohet dhe të mos anashkalohet”, deklaroi analisti politik, Albert Musliu.

Megjithatë, Musliu është optimist se pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari do të bien tensionet mes palëve dhe gjatë kryesimit të Portugalisë me Bashkimin Evropian të miratohet korniza për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *