Presidenti i Austrisë fillon vizitën dy ditore në Kosovë

Presidenti i Austrisë fillon vizitën dy ditore në Kosovë

Sot në Kosovë për një vizitë zyrtare do të qëndrojë presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer.

Fischer vjen në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo e fundit madje do ta pres me ceremoni shtetërore me gardën e nderit të FSK-së. Pritja bëhet në sheshin “Ibrahim Rugova” pas orës 11.

Jahjaga dhe Fischer do të dalin në një konferencë të përbashkët ndërsa presidenti austriak do të takohet pasdite edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Takimi me Veselin do të përmbyllë agjendën e vizitës për ditën e mërkurë për të vazhduar të enjten me takime tjera.
Fischer qysh në mëngjes do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ndërsa pas këtij takimi ai së bashku me presidenten Jahjaga do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak që mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Pas këtij takimi dy presidentët do ta vizitojnë Prizrenin, më konkretisht do të vizitojnë Kishën Katolike dhe Xhaminë e Si nan Pashës./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *