Presidenti Pendarovski priti në takim njoftues Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Presidenti Pendarovski priti në takim njoftues Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski, të mërkurën më 13.01.2021, në rezidencën e tij në Vodno, e priti në takim përurimi Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain. Krahas anëtarëve të Kabinetit të Presidentit, në takim prezent ishte edhe Ambasadori i RMV në Emiratet e Bashkuara Arabe, ekselenca e tij z. Abdulkadir Memedi.

Fillimisht Presidenti Pendarovski e uroi Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për zgjedhjen në Krye të BFI-së dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese në udhëheqjen e saj. Ai poashtu lavdëroi punën e këtij institucioni fetar që kur në krye ka ardhur H. Hfz. Fetai si dhe gjuhën e unitetit kah e cila synojnë ndryshimet në BFI. Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Presidentin Pendarovski për kohën dhe respektin, si dhe për urimet dhe dëshirat e sinqerta të shprehura nga ana e Kreut të shtetit. Ai e njoftoi Presidentin për aktivitetet dhe veprimtaritë që ka ndërmarrë BFI, në realizimin e pikësynimeve dhe planeve për ta avancuar BFI-në që të hapërojë me kohën, por edhe për pengesat në të cilat hasën ky institucion.

Nga ana tjetër, Presidenti Pendaovski u zotua se do të ofrojë përkrahje ndaj opsionit të Reisul Ulemasë si dhe për gjitha çështjet ku është i mundshëm kontributi i tij. Në fund të takimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dhuroi një pikturë të Xhamisë së pashës (Xhamia e Larme) në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *