Prezentohen protokollet për punë në çerdhe

Prezentohen protokollet për punë në çerdhe

Me 9 shtator edhe çerdhet e Gostivarit fillojnë me punë. Të gjitha tetë objektet, katër çerdhe dhe katër qendra për edukim të hershëm fëmijërorë janë dezinfektuar dhe janë gati për të pritur fëmijët. Arbena Aliu, zv.drejtoreshë e çedheve të Gostivarit bëri të ditur se grupet e fëmijëve do të organizohen në atë mënyrë që tek fëmijët deri në 2 vjeç do të ketë më së shumti 6 fëmijë, derisa tek më të rriturit deri 15 fëmijë dhe prioritet për regjistrim do kenë ata fëmijë që u punojnë të dy prindërit ose fëmijët me një prindër.

Hapësirat dhe oborret e çerdheve do të dezinfektohen rregullisht edhe në të ardhmen, çdo i punësuar do të ketë pajisje mbrojtëse personale dhe termometër me të cilin çdo fëmije gjatë hyrjes në objekt do t’i matet temperatura dhe pranimi i fëmijëve në çerdhe do të kryhet në çdo 10 minuta me praninë e njërit prind i cili është i detyruar që të mbaj maskë mbrojtëse.

Aliu thotë se rregullat e reja do ta vështirësojnë punën e tyre, megjithatë do të japin maksimumin për mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe personelit.

Aktualisht në çerdhet e Gostivarit ka 100 të punësuar, ndërsa së shpejti pritet të fillojë me punë edhe çerdhja e re në fshatin Banjicë e Poshtme, ku do të punësohen edhe 10 persona. Ndryshe, çerdhet qendrojnë të mbyllura që mbi pesë muaj për shkak të pandemisë nga Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *