Pritet valë e re prej 7 mijë emigrantëve

Pritet valë e re prej 7 mijë emigrantëve

Në kampin pranues në Gjevgjeli, pritet që gjatë ditës të arrijnë emigrantë të një grupi më të madh rreth 7 mijë personave të cilët janë drejtuar kufirit të Maqedonisë dhe Greqisë, thonë nga UNHCR-ja.

Në fundjavë janë transportuar vetëm me tren nga platforma në Gjevgjeli drejt Tabanocit. Sipas informacioneve Gjatë 12 orëve të fundit drejt Tabanocit janë nisur 1.500 emigrantë, ndërsa para pak kohësh drejt kufirit verior është nisur një tren special me rreth një mijë emigrantë, njofton Telegrafi.

Numri i intervenimeve shëndetësore është në kuadër të normales, prej 40 deri në 50 në ditë, poashtu edhe gjatë kësaj fundjave janë ndarë dy mijë paketa me ujë dhe ushqim, thekson kryqi i Kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *