Problemet e vjetra edhe në gjysëmvjetorin e dytë shkollor

Problemet e vjetra edhe në gjysëmvjetorin e dytë shkollor

Edhe gjysëmvjetorin e dytë shkollat duket se e kanë nisur me problemet e vjetra. Pandemia e cila diktoi mësimin nga distanca, atyre u ka shkaktuar ngecje në mësim, vlerësim dhe jo të gjithë nxënësit ndjekin mësimin.

Kjo u tha në mbledhjen e zhvilluar nga autoritetet komunale me drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Gostivarit. Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim pranë Komunës së Gostivarit thekson se edhe përskaj tejkalimit të disa vështirësive, disa probleme rishfaqen edhe këtë gjysëmvjetor. Sqaron se mësimin me prezencë fizike do vazhdojnë ta ndjekin vetëm nxënësit nga klasa e parë deri të tretën, për të tjerët mbetet modeli nga distanca.

Për të ulur numrin e nxënësve i cili vazhdon të mbetet i lartë, që nuk mund ta ndjekin mësimin për shkak të mospasjes së pajisjeve elektorinke, Komuna e Gostivarit edhe për këtë gjysëmvjetor ka siguruar mbi 150 tabletë.

Problem tjetër me të cilën shkollat e Gostivarit ballafaqohen, është edhe mungesa e librave, problem ky i cili ishte evident edhe para pandemisë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *