Prof. Musai: Duhet të jemi të përgatitur psiqikisht dhe shpirtërisht nëse kjo gjendje zgjat

Prof. Musai: Duhet të jemi të përgatitur psiqikisht dhe shpirtërisht nëse kjo gjendje zgjat

Virusi i ri korona ka ndryshuar ritimin e jetesës, por masat mbrojtëse, ku bën pjesë edhe izolimi, duhet parë me pozitivitet, pasi bëhet fjalë për sigurinë e shëndetit tonë. Kështu mendon profesori univeristar, Musa Musai, sipas të cilit kufizimet që i kemi aktualisht, duhet parë si betejë për liri.

“Situata në të cilën gjendjemi, sigurisht që të gjithë jemi të vetëdijshëm se virusi Covid 19, është njëri prej atyre kërcënuesve të cilët njeriun e detyruan në një farë mënyre të ndryshojë tërë ritmin e jetës së tij, të ndryshojë ritmin e aktiviteteve, organizimet, përkushtimin ndaj punës, ndaj jetës profesionale dhe asaj familjare. Por megjithatë, duhet parë se kushte dhe rregullat të cilat janë të vendosura për t’i respektuar në këto situata, në fakt atë të parën që duhet të gjithë ta kuptojmë është se të gjitha këta janë në favor të shëndetit të njeriut, në favor të asaj që ndoshta secili vend, shtet, kulturë i ka këto karakteristika dhe ka në dijeni kapacitetet me të cilat mund të ballafaqohet, dhe ndoshta mund të mendohet se masat e marra në këto relacione mund të jenë izoluese, kufizuese, por duhet ta pranojmë edhe një fakt tjetër se nëse është shumë e shenjtë që ne ta mbrojmë shëndetin tonë, jetën tonë, të mbrojmë anëtarët e familjes sonë, atëherë këtë duhet parë si betej për liri, siç bëhet beteja për liri e një shteti,, kombi apo një vendi në kuptimin e mbrojtjes së trevave të veta”.

Izolimi është luftë psikologjike dhe stresues dhe rrit anksiozitetin, por për të kaluar me lehtësi këtë situatë, psikologu Musai këshillon vetes t’i japim obligime brenda ditës dhe sa më shumë kohën e lirë ta vendosim në dispozicion të familjes.

“Kjo i ngjanë një situate sikurse paramendoi në ndonjë lagje që ka mundësi dy familje të jenë në ndonjë grindje, mirëpo nëse kjo lagje sulmohet nga ndonjë faktor i jashtëm, padiskutim të jgithë bëhen një, i rigjallërojnë lidhjet sociale paraprake që i kanë pasur për të luftuar armikun e përbashkët”.

Profesori Musai tha se duhet të jemi të përgatitur në aspektin psiqik dhe shpirtëror që ta përballojmë situatën me koronavirusin edhe nëse masat për mbrojtje mund të zgjasin për një kohë.

“Është një moment kur ne mund t’i përforëcojmë lidhjet, duhet vetëvetes t’i japim obligime ditore me prioritet me të vetmin qëllim që rrezikshmëria nga korona virusi të jetë në gjendjen apokaliptike, fundi I botës nuk do të ndodh”.

Aktualisht në vendin tonë është vendosur periudha më e gjatë e izolimit prej 85 orëve dhe e njejta përfundon mëngjesin e ditës së martë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *