Prokurori Special “as në tokë as në qiell”, kush mund të jetë dhe çfarë mund të bëjë?

Prokurori Special “as në tokë as në qiell”, kush mund të jetë dhe çfarë mund të bëjë?

Ligj i ri për Prokurorin Special apo zgjedhje të kryerësit të kësaj detyre cili do t’i hetojë akuzat për krim që kanë dalë nga afera e “Përgjimeve” në bazë të ligjit të tanishëm, është kjo çështja rreth së cilës përplasin qëndrimet katër partitë politike në Maqedoni, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga marrëveshja për këtë çështje varet edhe cili person do të zgjidhet për Prokuror Special. Edhe pse kanë filluar spekulimet për emrat e mundshëm, partitë politike nuk duan të komentojnë asgjë. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve, Prokuroria Publike organ i vetëm dhe i pavarur i cili i ndjek autorët e veprave kriminele.

Ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Përzhinos, partitë kanë afat deri më 15 shtator ta zgjedhin Prokurorin Special.

“Është joserioze të bisedojmë për persona të caktuar dhe këtë nuk e bëjmë para se të miratohet ligji i cili do ta rregullojë këtë çështje”, ka njoftuar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Aktualisht opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM-ja kërkon ligj të ri dhe të veçantë, i cili do ta rregullojë mandatin dhe kompetencat e Prokurorit Special, që ai të ketë autonomi të plotë në punën e tij, larg ingerencave të Prokurorisë Publike dhe jashtë çdo ndikimi partiak.

“Ligji patjetër të mos ndeshet me Kushtetutën, Prokurori Special patjetër të ketë zëvendës të cilët do të punojnë, shërbime profesionale, përgatitje teknike, kompensim të përshtatshëm financiar, të mos i ushtrohet trysni, pra të ketë autonomi të plotë. Të jep përgjegjësi absolutisht vetëm para qytetarëve, Parlamentit, Këshillit të Prokurorëve që të mos ketë qëndrime hierarkiste apo subordinere. Pra, për të mos të përgjigjet drejtpërdrejti para Zvrlevskit apo para cilës do Prokurori, të jetë në autonomi të plotë që lëndët që janë të lidhura përgjimet dhe që dalin nga vet përgjimet të hetohen në mënyrë të lirë dhe pa ndikime”, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga ana tjetër, partia në pushtet, VMRO-DPMNE qëndron fuqishëm në qëndrimin se Prokurori Special duhet të jetë i zgjedhur në bazë të ligjit të tanishëm për Prokurorinë Publike.

Prokurorin e Republikës së Maqedonisë, me propozim të Qeverisë, e emëron Parlamenti me mandat prej 6 vjetëve dhe me të drejtë për ri-kandidim. Për propozimin e Qeverisë për emërimin apo shkarkimin e tij mendim jep Këshilli i Prokurorëve.

Sipas ligjit aktual, Prokurorët Publik i zgjedh Këshilli i Prokurorëve Publik, pa kufizuar kohëzgjatjen e mandatit, ky trup e zgjedh edhe Prokurorin publik suprem në Prokurori, Prokurorin publik themelor për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Prokurorin publik themelor të Prokurorisë Publike Themelore me mandat katërvjeçar, nga radhët e të zgjedhurve të prokurorëve publik më të drejtë të ri-kandidimit.

Sipas nenit 44 të ligjit për zgjedhjen e prokurorit publik, kushtet kryesore janë që të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, ta zotërojë gjuhën maqedonase, të jetë i aftë për punë dhe të ketë përgjithësisht shëndet të mirë. Të jetë i pajisur me diplomë universitare të juridikut në Republikën e Maqedonisë ose diplomë të verifikuar nga ndonjë universitet jashtë vendit dhe ta ketë të kaluar provimin e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë, përveç këtyre duhen edhe disa kushte tjera, për secilën prej katër prokurorive të cilat e përbëjnë strukturën e Prokurorisë Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *