Prokuroria e demanton MPB-në: Policia ka kryer aksion policor për bashkëpunëtorët e “Grupit të Kumanovës”

Prokuroria e demanton MPB-në: Policia ka kryer aksion policor për bashkëpunëtorët e “Grupit të Kumanovës”

Prokuroria Publike e ka demantuar MPB-në, në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të MPB-së për Portalb, Jordan Llamanovski, i cili tha se sot nuk ka aksion, por vetëm kontroll rutinor. “Nuk bëhet fjalë për aksion policor, është kontroll rutinor i rregullt”, tha për Portalb zëdhënësi i MPB-së, Jordan Llamanovski, duke mos zbuluar detaje tjera mbi kontrollin e zhvilluar policor në Lagjen e Trimave të Kumanovës, njofton Portalb.

MPB tani dalë me deklaratë zyrtare, duke e përgënjeshtruar veten e saj dhe ka dhënë të dhëna më konkrete për aksion e mëngjesit të sotëm në Lagjen e Trimave – Kumanovë, fshatin Hotël dhe fshatin Haraçinë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në mëngjes, duke vepruar në bazë të urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake janë kryer bastisje të shtëpive dhe hapësirave tjera në Kumanovë, në fshatin Hotël dhe në fshatin Haraçinë, te personat e dyshuar për kryerje të veprës penale “Kërcënim terroristik të sigurisë dhe rendit kushtetues.

Nga MPB, thonë se bëhet fjalë për 3 persona në moshë mes 35 dhe 41 vjet, prej të cilëve njëri është nga fshati Brezë, njëri nga fshati Hotël dhe njëri nga Kumanova, për të cilët gjatë hetimit janë siguruar dëshmi për involvimin e tyre logjistik, duke i ofruar mbështetje “Grupit të Kumanovës”, në “Lagjen e Trimave”.

“Gjatë kohës së bastisjeve, personat nuk janë kapur dhe policia po i kërkon, ndërkaq gjatë bastisjeve të shtëpisë në fshatin Hotël, janë gjetur  dhe janë marrë katër telefona celularë, tre sim kartela, por edhe mbajtës për sim kartelë”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Objektet e gjetura janë konfiskuar dhe do t’i dorëzohen prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Publike për ndjekje penale për korrupsion dhe krim të organizuar.

Dy javë më parë në rajonin e Kumanovës u zhvillua një aksion i madh policor ku u arrestuan 7 persona si të dyshuar se kishin mbajtur lidhje me “grupin e Kumanovës”./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *