Prokuroria kërkon të zhbllokohet llogaria e “Makpetrol”

Prokuroria kërkon të zhbllokohet llogaria e “Makpetrol”

Prokuroria themelore publike –Shkup deri tek gjykatësi me procedurë të mëparshme sot ka dorëzuar propozim që të zhbllokohet llogaria e “Makpetrol” dhe “Oilkos” sepse, siç njoftojnë, pas dëshmive shtesë, që janë grumbulluar dje është konfirmuar “nevoja për zhbllokimin e llogarive të shoqatës me qëllim që mos të pengohet puna”.

“Prokuroria Themelore Publike, duke vepruar sipas informacioneve të publikuara në media gjatë ditës së djeshme, grumbulloi prova shtesë nga Makpetroli, nga të cilat u konfirmua nevoja për zhbllokimin e llogarive të shoqatës, me qëllim që të vazhdohet me punën e pandërprerë, si të Makpterolit,  në kuadër të plotësimit të detyrimeve të ndërmarra për furnizimin me energjensa të objekteve të tjera, gjithashtu edhe me qëllim mundësimin e punës së personave të tretë juridik, ku Makpetroli paraqitet si partner dhe burim financiar për punën e tyre”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prej atje shtojnë se tek gjykatësi me procedurë të mëparshme është dorëzuar propozim për ndjekjen e prometit pagesorë dhe transaksioneve të këtyre dy shoqatave.

Nga Prokuroria njoftojnë se në vijim e sipër është procedura para- hetimore në lidhje me kallëzimin penal që MPB e ka ngritur kundër 21 personave, mes të cilëve edhe kryetari i Këshillit administrativ të “Makpetrol” dhe disa zyrtarë të lartë në këtë kompani të naftës. Sipas Prokurorisë ndërsa sipas Ligjit për procedurë penale, procedura para- hetimore e prokurorisë publike dhe policisë është sekret dhe në interes të procedurës nuk do të njoftojnë më shumë detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *