Promovohet asfaltimi i rrugës Simnicë – Cerovë

Promovohet asfaltimi i rrugës Simnicë – Cerovë

Promovohet asfaltimi i rrugës Simnicë – Cerovë

Një delegacion më i gjerë i BDI-së në përbërje të funksionarëve qendor e lokal, kanë promovuar aslaftimin e rrugës Simnicë-Cerovë, rrugë kjo e cila lidh malësinë e Gostivarit me gajistralen Gostivar-Kërçovë. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku, tha se kjo rrugë është mesin e 200 preojekteve qeveritare që janë duke realizuar përmes këtij dikatseri dhe Agjencionit për Zhvillim Rural Ekonomik.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, tha se rruga ka një gjatësi prej rreth 2 kilometrave dhe ka kushtuar 120 mijë euro. Ai tha se në Pollog janë duke u realizuar 20 projekte të këtilla.

I pranishëm në promovim ishte edhe nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta, i cili tha se kjo rrugë në të ardhmen do të shërben në kthimin e banorëve të kësaj ane në vendlindjen e tyre.

Zv.ministra e Financave Shiret Elezi, duke folur mbi projektet e fundit që qeveria është duke i realizuar në rajonin e Gostivarit, tha se njëri ndër ato është edhe gazifikimi.

Ruga e re është mirëpritur nga banorët lokal. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Simnicë, Negzim Azizi, tha se kjo rrugë është pritur me vite.

Ndryshe, në fshatin Simnicë aktualisht jetojnë rreth 80 familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *