Protestë e banorëve të Tumçevishtës, kërkojnë të lirohen nga taksa rrugore gjatë hyrjes në Gostivar

Protestë e banorëve të Tumçevishtës, kërkojnë të lirohen nga taksa rrugore gjatë hyrjes në Gostivar

Pikëpagesat për hyrje në Gostivar i nxorën në protestë banorët e fshatit Tumçevisht. Ata kërkojnë çmim më të ulët në pikëpagesë, pasi siç thonë, nga fshati i tyre e deri në Gostivar ka vetëm 3 km ndërkaq duhet të paguajnë si të gjithë të tjerët, nga 30 denarë. Ata gjithashtu thanë se protestojnë, sepse prej Tumçevishte e deri në Gostivar nuk ka rrugë alternative më të shkurtë. Nëse shkojnë nga Çegrani, ajo është e gjatë mbi 15 km. Kryetari i Bashkësisë Lokale të Tumçevishtës , Marenko Janeski dërgoi apel deri te institucionet kompetente që sa më shpejtë të marren masa dhe problemi i tyre të zgjidhet.

“Kërkesa jonë i adresohet Agjencionit shtetërore për siguri në rrugë – Shkup. Përmes kësaj kërkese, Bashkësia Lokale e Tumçevishtës iu drejtohet dhe ju tregon se si fshat deri më sot e përdor autostradën për lidhje me Gostivarin pasi alternativë tjetër nuk kemi. Kjo lidhje ka gjatësi prej 3 kilometrave, me pagesë prej 30 denarëve vetëm në një drejtim. Paguajmë sikur e shfrytëzojmë të gjithë gjatësinë e autostradës Gostivar – Tetovë. Prandaj si institucuion ju pyesim nëse ekziston çmimore për çdo kilometër të kaluar në autostradë, ku në disa raste është shprehur edhe vetë ministri i Transportit dhe Lidhjeve rreth lartësisë së çmimit të pagesave rrugore. Nëse do asfaltohej rruga alternative përgjatë autostradës, ne do ta përdornim atë e jo autostradën. Shpresojmë se kërkesat tona do ti shqyrtoni dhe do të na jepni përgjigje pozitive”, deklaroi Marinko Javenski, kryetar i BL të fshatit Tumeçevisht.

Banorët thonë se me këtë padrejtësi që ju bëhet do të obligohen të shpërngulen nga fshati i tyre. Shtojnë se nëse kërkesat nuk u merren parasyshë, protestat do t’i radikalizojnë me bllokim të autostradës me makineritë e tyre bujqësore.

“Do të shpërngulemi. Çka duhet tjetër të bëjmë nëse kërkesat tona nuk pranohen. Ky është një turp i paparë “, theskoi një banorë nga fshati Tumçevisht.

“Nëse kërkesa tona nuk pranohen, do të ndërmarrim masa më radikale. Ne jemi duke shkelur 3 kilometra, ndërsa paguajmë për 30 kliometra. Askund në botë nuk ndodh kështu, i bie se ke pirë një kafe ama duhet të paguajsh tre, ku ka kështu. Prandaj jemi të gatshëm të vendosim bllokadë në të ardhmen me makinerinë tonë bujqësore”, deklaron një banorë tjetër i fshatit Tumçevisht.

“Derisa nuk zgjidhet ky problem, ne do jemi këtu. Presim nga ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” ose nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të ketë zgjidhje pasi ne rrugë tjetër alternative nga fshati ynë nuk kemi”, tha një banorë tjetër nga fshati Tumçevisht.

Nëse nuk lirohen nga pagesa ose të paguajnë për aq rrugë sa shkelin, kërkojnë t’u rregullohet rruga alternative e cila ndodhet përgjatë autostradës e cila poashtu i lidh me Gostivarin. Fshati Tumçevisht numëron mbi 300 banorë të cilët për çdo ditë pjesa më e madhe udhëtojnë në Gostivar ku janë të punësuar e ku marrin shërbime të ndryshme, mesine tyre edhe ato shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *