Protestë e Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”

Protestë e Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”

Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar” ka zhvilluar protestën e radhës prej ku është kërkuar zgjidhje përfundimtare me deponinë rajonale “Rusino” e cila ndodhet në Gostivar. Me pankarta në duar “Rusino Çernobili i Maqedonisë”, “A vlen Gostivari vetëm 3 milion euro”, “Rusino është vdekje”, marshuesit protestën e tyre e nisën para godinës së komunës së Gostivarit, për të vazhduar rrugëve të qytetit, të cilat derisa zgjati protesta, mbeten të bllokuara. Fatbi Ilazi nga iniciativa “Stop Rusino” theksoi se gostivarasit meritojnë ajër të pastër, prandaj “Rusino” duhet të mbyllet më së sa më parë.

Ilazi tha se nga dita e sotme e kanë ngritur trarin për mbeturinat e Gostivarit, por për komunat e tjera, bllokada vazhdon të vlejë.

Në mbështetje të protestuesve ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gostuvarit, Arben Taravari, i cili tha se nga viti 2018 si pushtet lokal nuk kanë asnjë kompetenë mbi “Rusinon”, duke shtuar se të gjitha kërkesat e eko aktivistëve në Gostivar, i kanë plotësuar.

Protestuesit, duke brohoritur “Stop Rusino”, protestën e tyre e mbyllën para Gjykatës Themelore në Gostivar. Kjo është protesta e tyre e dytë, ndërsa bllokimi i deponisë nga ana e tyre sot ka hy në ditën e 54. Ndryshe, ditën e enjte ata kanë takim me ministrin e ekologjisë, Naser Nuredini nga i cili do të kërkojnë kërkesat e tyre ti marrë më seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *