Protestë para Kuvendit: “Nuk i japim bombat”!

Protestë para Kuvendit: “Nuk i japim bombat”!

Nën slloganin “Ndal censurës! Nuk i japim bombat”!, Lëvizja qytetare “Ajde” për sot pasdite ka paralajmëruar protestë para Kuvendit kundër propozim ligjit për ndalimin e materialeve të përgjimit të publikuara më parë, transmeton Portalb.

Nga Lëvizja thonë se arsyeja është e thjeshtë, dhe se kanë të drejt për informim dhe shprehje të lirë.

Protestat janë paralajmëruar pas paralajmërimit për propozim ligjin e VMRO-DPMNE dhe BDI për fshirjen e bombave, ndërkaq për ata që nuk e respektojnë ligjin të dënohen me 4 vjet burg.

Sipas propozim ligjit, materialet e reja të përgjimeve do të duhet të dorëzohen në prokurori. Gjithashtu mediat do të duhet t’i tërheqin nga sajtet e tyre përgjimet e publikuara./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *