Protestë përpara Ministrisë së Financave, kërkohet dorëheqje

Protestë përpara Ministrisë së Financave, kërkohet dorëheqje

Përfaqësues të partisë më të madhe opozitare LSDM, aktivistë, qytetarë, kanë realizuar një marsh protestues gjysmë-orësh në të cilin kanë kërkuar nga qeveria aktuale të jep dorëheqje. Marshi filloi përpara ndërtesës së Qeverisë, vazhdoi deri tek ministria e Financave e më pas, protestuesit u rikthyen në kampet përpara Qeverisë.

“Dëshirojmë me këtë protestë të rikujtojmë kryeministrin dhe ministrat se atyre po ju ndodh një revoltë i madh”, ka thënë nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Kjo është dita e 11 që kur qytetarë kanë vendosur kampe përpara Qeverisë dhe kërkojnë dorëheqje dhe përgjegjësi për bisedat e përgjuara të cilat i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *