Pse heshtin përfaqësuesit shqiptarë për tema me rëndësi?

Pse heshtin përfaqësuesit shqiptarë për tema me rëndësi?

Ka kohë që të gjithë ekspertët dhe studiuesit e fushës së arsimit po sinjalizojnë për nevojën e reformës në arsim. Andaj pasiviteti i kompetentëve që marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekt në përkrahjen e propozim ligjeve që dalin pa u studiuar mirë në tërësinë e vet si sistem do të rezultojnë me rezultate jo adekuat dhe aq më tepër negative për arsimin në gjuhën shqipe, kështu ka komentuar për Portalb profesori universitar Abdulmenaf Bexheti pasivitetin e theksuar të përfaqësuesve shqiptar në Kuvend për tema me rëndësi, siç është së fundmi diskutimi për propozim ligjin për arsim fillor dhe të mesëm.

“Pasojat e këtij sistemi të improvizuar të arsimit, posaçërisht atij shqip që është krejtësisht në pa përkujdesje , do t’i shohin edhe shumë më vonë se sa do të mbijetojë kjo elitë politike. Ndoshta, kjo elitë do t’i vërejë këto dështime nga një pozicion tjetër, kur ata nuk do të jenë pjesë e politikës, por pasojat shoqërore do të jenë katastrofale”, u shpreh për Portalb Bexheti.

Ish ministri i arsimit, Sulejmani Rushiti vlerëson se heshtja e atyre që duhet të na përfaqësojnë është bërë rregull dhe jo përjashtim!

“Mendoj që tashmë është e qartë se duhet një klasë e re politike, me një mendësi pragmatike, që t’i rishikojë të gjitha vendimet arbitrare të sjella nga kjo qeveri! Se në çfarë gjendje është kuvendi, tregues janë një sërë rastesh ki deputetët kanë votuar ligje që s’i kanë lexuar.

LSDM-ja ka propozuar heqjen e testimit ekstern, në kuadër të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, ndërkaq nga ana tjetër VMRO-DPMNE me ngulm thotë se testimi ekstern rrit kualitetin në arsim dhe fton opozitën të mos manipuloj me nxënësit. Në këtë temë nuk e kanë parë të arsyeshme të kyçen përfaqësuesit shqiptarë./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *