Punësimet e reja mund të shkaktojnë kolaps ekonomik

Punësimet e reja mund të shkaktojnë kolaps ekonomik

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni, thonë se hapja e qindra vendeve të reja të punës gjatë periudhës së fundit në më shumë institucione shtetërore si pjesë e administratës publike, duhet të ndërpritet menjëherë.

Sipas tyre, mbushja e institucioneve me kuadër partiak, jo vetëm që e ulë cilin e shërbimeve administrative, por rritet rreziku që shteti të futet në një kolaps ekonomik, transmeton REL.

Ndërprerja e punësimeve në administratë dhe institucionet shtetërore është theksuar në në raportin e fundit të Komisionit Evropian, hartuar nga eksperti Reinhard Pribe.

Njëherësh Brukseli ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë të dalë me shifra të sakta se cili është numri i të punësuarve në administratën shtetërore.

Temellko Ristevski, ligjërues i shkencave politike, thotë se administrata shtetërore nuk arrin të depolitizohet përderisa ajo në duart e pushtetit mbetet si mekanizmi kryesor përmes së cilës sigurohet fitorja në zgjedhje për pushtetin.

“Pushteti tanimë një kohë të gjatë realizon një politikë populiste me qëllim që të sigurojë një trup të sigurt elektoral. Pra, punësimet bëhen me qëllim që të rritet numri i qytetarëve të cilët më pas do të paraqesin votë të sigurt për partitë politike në pushtet, madje në procesin e sigurimit të votave përfshihen dhe të afërmit e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për shërbime më cilësore për qytetarët”.

Sipas Ristevskit, depolitizomi i administratës shumë vështirë mund të arrihet ngase mungon vullneti politik për realizimin e reformave në administratë.

Ndërkaq Arben Halili, ekspert për çështje ekonomike thotë se punësimet e reja edhe më shumë e shterrin arkën e shtetit duke e ngarkuar me marrjen e huave të reja për sigurimin e rrogave për punonjësit e administratës një pjesë e së cilës akoma mbetet e pa sistemuar.

“Punësimi i panevojshëm i njerëzve të rinjë pikërisht në administratë, bën që të dalat buxhetore të jenë më të mëedha dhe kjo në formë të drejtpërdrejtë ka impakt në buxhetin e përgjithshëm të buxetit të shtetit”.

Muajin e fundit, Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë tha se ka pranuar 126 ushtarë profesionist, ndërkohë që dikasteri i punëve të brendshme ka hapur 652 vende pune për më shumë profile, ndërkohë që në rrjedhë janë më shumë konkurse në ndërmarrjet publike.

Përderisa Qeveria e Maqedonisë thotë se punësimet bëhen konform planifikimit të buxhetit dhe ligjeve që rregullojnë punësimin në administratë, partitë opozitare kanë reaguar se shkelet marrëveshja politike që parasheh ndarjen e partisë nga ushtrimi i pushtetit, që është një nga pikat e marrëveshjes politike mes katër partive politike kryesore për të dalë vendi nga kriza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *