Punësimi, në vend mungojnë punonjësit e kualifikuar

Punësimi, në vend mungojnë punonjësit e kualifikuar

Punësimi, në vend mungojnë punonjësit e kualifikuar

Në Agjensionin për punësim në Gostivar janë regjistruar rreth 6847  persona të papunë, në një kohë kur biznesi ka nevojë për punonjës të kualifikuar.

Drejtuesi i këtij agjensioni , Hisan Amzai deklaroi se këto shifra të fundit tregojnë se Gostivari ka mungesa të mëdha përsa i përket punonjësve të kualifikuar. “Ne kemi një situatë paradoksale në qytet. Në zyrat tona të punes sot kemi 6 mijë vetë që kerkojnë punë, ndërkohë që në të njejtat sportele kemi vende të reja pune. Pra, biznesi kerkon punë, ndersa Gostivari nuk ka punonjës te kualifikuar”, tha Amzai. Amzai thekson se zyrat e punës tani janë më aktive dhe se ata janë vënë në shërbim të qytetarëve të cilët janë në kerkim të një vendi pune. Përvec trajnimeve që organizon Agjensioni, punohet edhe me shkollat e mesme që nxënësit të orientohen në shkolla profesionale me qëllim që të krijohen kuadro të cilat i kërkon tregu i punës. “Kerkesa jonë e vazhdueshme është që zyrat e punës të jenë si pikë takimi, ku biznesi të shkojë i qetë dhe të kerkojë punëmarrës, por që edhe këta të fundit të shkojnë dhe ta kërkojnë punëdhënësin”, shprehet Amzai.

Për momentin, mungesa më e madhe e punëtorëve të kualifikuar ndjehet në sektorin e ndërtimtarise dhe industrisë pa përjashtuar edhe sektoret e tjera, ndërsa i mbi populluar paraqitet numri  i juristëve, ekonomistëve dhe profesorëve të gjuhëve të huaja, për të cilët tregu nuk ka gati aspak nevojë. Aktualisht, Gostivari numëron 6847 qytetarë të evidentuar si kërkues aktiv të punës.

Gjysma prej tyre nuk kanë kulifikim, apo kanë të mbaruar vetëm shkollën fillore, kurse gjysma tjetër janë të gjithë të kualifikuar, mesin e të cilëve numërohen edhe 47 magjistra dhe një doktor shkence.

Nga Agjensioni për punësim në Gostivar, theksojnë se gjysma e të pakulifikuarve regjistrohen vetëm për të përfituar asistencë sociale dhe nuk kanë ndërmend punësimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *