Punëtori mbi funksionimin e Këshillit Lokal për Preventivë

Punëtori mbi funksionimin e Këshillit Lokal për Preventivë

Mafia në ndërtimtari, mungesa e parkingjeve, kaosi në komunikacion, muzika me zë të lartë nëpër lokale në afërsi të vendbanimeve dhe banesat kolektive dhe zënkat mes nxënësve janë disa nga problemet të cilat i kanë detektuar vetë banorët e qytetit të Gostivarit. Kjo u bë e ditur në punëtorinë e organizuar në Gostivar në kuadër të projektit “Të bashkuar jemi më të sigurt dhe më të mbrojtur” të Shoqatës së qytetarëve Media Plus në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, e cila vjen në kuadër të Këshillit Lokal për Prevetivë. Vesna Kollovska nga Media Plus tha se këto pobleme thuajse hasen në çdo qytet të vendit, ndërsa të dhënat janë siguruar përmes fokus-grupeve dhe anketave on-line.

“Në lidhje me Gostivarin kishte të detektuara disa probleme, si: tubim i të rinjëve dhe zhurmë para Ndërmarrjes “Komunalec”, rrahje mes nxënësve të shkollave të mesme, automjetet, motoçikletat dhe drejtimi i tyre nga persona adoleshentë dhe pa leje për vozitje. Popullata që jeton afër Gjykatës ankohet nga zhurma e kafeterive deri në ora tre pas mesnate, pastaj për parkimin jo i rregulltë. Qytetarët ankohen edhe nga mafia e ndërtimit, ngritje e kateve pa leje dhe plan urbanisik, djegia e deponisë “Rusino”. Ka ankesa se edhe pagesa e komunalive është e ulët, në disa vende deri në 40 për qind, hedhja e mbeturinave dhe qytetarët kërkojnë trajnim të popullatës dhe nxënësve për ballafaqim me katastrofat natyrore”.

Kjo punëtori është në funksion të dukshmërisë më të madhe të Këshillit për Preventivë dhe bashkëpunimit të shtuar me qytetarët dhe sektorin civil, ndërsa trajton tema mbi kornizën ligjore për veprimin dhe kompetencat e këtij trupi, tha Dançe Nikollovska – Vrateosvka vullnetare për preventivë, dhe shtoi se kjo punëtori ka për qëllim ndërgjegjësimin e anëtarëve të Këshillit Lokal për Prevetivë.

“Qëllimi ynë është ngjallja e këtyre trupave potencial që ekzistojnë në formën juridike, pasi akoma nuk e ka arritur shkallën e efikasitetit dhe funksionalitetit nëpër të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut me përjashtim të disa komunave. Pikërisht dhe mjetet që do ti ofrojmë sot janë definimi i modeleve për kyçje të qytetarëve në programe dhe strategji të këtilla të cilat garantojnë siguri më të lartë”.

Pas pesë muajsh të fillimit të mandatit tonë, themeluam këtë Këshill, i cili ishte edhe kërkesë e OSBE-së, than ë fjalën e tij kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ai uroi Këshilli të takohet më shpesh në të ardhmen dhe të detektohen me kohë problemet të me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Projketi në fjalë zbatohet në tetë komuna: Shtip, Sveti Nikollë, Manastir, Strugë, Karposh, Gostivar, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë dhe është në funksion të forcimit të bashkëpunimit të qytetarëve dhe orgynizatave të shoqërisë civile me Këshillat lokalë për preventivë dhe siguri. Qëllimi është të kontribuojmë në rritjen e pjesëmarrjes qytetare, që do të rezultojë në zgjidhjen më të suksesshme të problemeve të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *